Rama ‘ndan pushtetin’ me Sekretarin e Përgjithshëm të Cakajt, ja si u mbajt i fshehtë urdhri nr.68
16 Prill 2019, 07:37Nga DOSJA
TIRANË- Një ditë pasi Rama ia delegoi kompetencat e ministrit të jashtëm, Gent Cakaj, pati dhe reagime të shumta, si dhe kundërshtime nga ana e presidentit Meta, pasi ky i fundit refuzoi ta dekretojë, Cakajn, duke thënë se ishte pa përvojë dhe pa certifikatë sigurie. Ndërkohë Rama ka nxjerrë ka nxjerrë edhe një urdhër tjetër për sekretarin e përgjithshëm të ministrisë në fjalë. Ditën e delegimit të kompetencës, Rama nuk doli për ndonjë urdhër tjetër. Jo aq të lehta sa i bënte me mendjelehtësi kryeministri i propagandës, por krejt delirant në punët e shtetit. E bukura është se sekretari i përgjithshëm nuk ka emër.
*** URDHËR Nr. 69, datë 30.1.2019 PËR DELEGIMIN E KOMPETENCAVE Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, të neneve 22 e vijues, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të vendimit nr. 914, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, dhe vendimit nr. 16, datë. 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore”,
URDHËROJ: 1. Delegimin e kompetencave të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për: a) organizimin dhe fillimin e procedurave të prokurimit të institucionit me fondet publike, në cilësinë e zyrtarit të autorizuar; b) nënshkrimin e kontratave administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi; c) miratimin e procedurave të emërimit dhe të lirimit nga detyra të personelit administrativ e teknik, në misionet diplomatike/postet konsullore të Republikës së Shqipërisë, të akredituara jashtë vendit; ç) miratimin e procedurave të emërimit dhe të lirimit nga detyra të punonjësve të kontraktuar në zbatim të vendimit nr. 16, datë 16.1.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2019, në njësitë e qeverisjes qendrore”; d) miratimin e shpenzimeve financiare për veprimtaritë protokollare, pritjen, përcjelljen dhe trajtimin që u bëhet delegacioneve të huaja, deri në vlerën 800.000 (tetëqind mijë) lekë. 2. Kompetencat e deleguara të titullarit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të ushtrohen nga data e daljes së këtij urdhri deri në datën 31.12.2019. 3. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk mund t’i nëndelegojë këto kompetenca. 4. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR DHE MINISTËR PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME Edi Rama
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela i ftuar në “Open” është shprehur me shumë siguri se opozita e bashkaur do të futet në zgjedhjet lokale.“Do hyjnë. E th...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me djegien e Katedrales së Notre Dame. Rama ka postuar një foto nga objekti i djeguar duke zgjedhur t...
TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në emisionin “A Show”analizoi veprimtarinë e bashkisë së Tiranës dhe investimet që ajo ka kryer. Sipas tij...
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka deklaruar në emisionin Open se do të ketë zgjedhje të parakohshme por kjo do të ndodhë pasi SPAK të nisë paditë penale ndaj p...
SLLOVENI– Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Slloveni në një takim në Institutin Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.Në takimin e zhv...
ITALI- Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i vendit, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë si i “Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbro...
TIRANË-Dy ditë pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar PD. Luçiano Bo&cc...
TIRANË- Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj duket se do të vijojë atë që ai e quan reformë në diplomaci. Pas shkarkimit të disa...
TIRANË- Ndërkohë që Partia Demokratike ka paditur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe policinë për gazin lotsjellës dhe dhunën e përdorur kundër prot...