Aktualitet

Funksionimi i Gjykatës së Lartë/ Naureda Llagami e KLGJ-së takim me kryetaret e KPK-së dhe KPA-së: Të përshpejtohet proc

7 Tetor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Funksionimi i Gjykatës së Lartë/ Naureda Llagami e KLGJ-së

TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko dhe me kryetaren e Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla.

Mësohet se në këtë takim është diskutuar për vakancat në Gjykatën e Lartë, ndërkohë Llagami ka kërkuar edhe përshpejtimin e procedurës së Vettingut.

Në njoftimin e KLGJ, thuhet se plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë përveçse është prioritet për Këshillin e Lartë Gjyqësor, kërkon edhe një bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha organeve kushtetuese të cilat garantojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi.

“Për këtë arsye, roli i organeve të vetingut është i rëndësishëm me qëllim rritjen e mundësisë së zgjedhjes nga ana e KLGJ-së së kandidaturave më me integritet, profesionalizëm dhe besueshmëri për të shërbyer pranë kësaj Gjykate”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, drejtueset e institucioneve të rivlerësimit kalimtar shprehën angazhimin e tyre për trajtimin me prioritet të subjekteve të rivlerësimit që kanë kandiduar për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, në përputhje me rregullat procedurale në fuqi.

Sipas tyre, Funksionimi i Gjykatës së Lartë është thelbësor për vijimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, po aq sa është edhe sigurimi i një aksesi efektiv në drejtësi për qytetarët e Shqipërisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naureda llagami vakancat në gjykatën e lartë naureda llagami vakancat në gjykatën e lartë

Sondazh

Poll