Politike

Ilirjan Celibashi merr detyrën e kryetarit të ri të KQZ-së: Do të punoj me paanshmëri dhe tranpsarencë

7 Tetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
Ilirjan Celibashi merr detyrën e kryetarit të ri të KQZ-së:

TIRANË– Ilirjan Celibashi ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të ri tëKomisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në një deklaratë që ka dhënë për mediat ai ka thënë se tashmë KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore siç janë integriteti, paanësia dhe transparenca. Ndër të tjera ai ka thënë se sfida kryesore është çështja e teknologjisë së informacionit. Sipas Celibashit, “Institucioni i KQZ ka një përbërje të tillë që do krijojë besim edhe te forcat politike sa i përket paanësisë.” Po ashtu ai ka folur edhe për proceset zgjedhore ndër vite, të kontestuara nga palët politike, ku ka thënë se ato nuk mund të shihen të gjitha gri apo të zeza.

“Përgjegjësia si komisionr që duhet të reflektoj është një sfidë e vështirë e imponuar edhe nga koha, por gjej rastin ta theksoj se qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia dhe transparenca Qoftë veprimtaria ime si Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve por edhe e KQZ do të karakterizohet nga disa parime kryesore si: integriteti, paanësia dhe transparenca. Gjej rastin të inkurajoj median të ketë bashkëpunim të hapur me KQZ dhe me mua si Komisioner Shtetëror. Është në interes të procesit, të shqiptarëve por edhe faktorit politik. Sfida kryesore për ne është çështja e teknologjisë së informacionit. Ne do bëjmë të pamundurën që ta realizojmë këtë proces, por koha ka bërë që edhe çështje të tjera të jenë me rëndës. Edhe kjo çështje që meriton adresim të shpejtë dhe me shumë kujdes nga ana jonë, sepse përdorimi i teknologjisë së informacionit si risi dhe disa procedura kanë atë impaktin e vetë lidhur me kohën e nxjerrës së rezultatit Do bëjmë të mundur gjithçka që na lejon ligji. Unë mendoj që edhe në të shkuarën ka pasure zgjedhje të pranuara nga palët: 2005 dhe 2013, ku ndonëse faktori ndërkombëtar ka pasur vërejtje kjo nuk është një situatë kaq gri apo e zezë. Kanë marrë vlerësim nga ndërkombëtarët qoftë për procesin ashtu edhe për punën e KQZ-së”tha ai.

Kush është Iirjan Cilibashi

Deputetët e Kuvendit votuan të hënën në krye të institucionit më të rëndësishëm të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Ky i fundit cila mori edhe pëlqimin e opozitës jashtë parlamentare. Deputetët e pranishëm në seancë  votuan 106 vota pro, Celibashit në postin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ilirjan Celibashi ka drejtuar KQZ në periudhën 2001 – 2006, ku përgatiti dhe administroi Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2001 dhe 2005, si dhe Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2003. Në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, të 23 qershorit 2013. Celibashi u zgjodh deputet i Qarkut të Fierit, për Partinë Socialiste, ndërsa mori postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Tashmë ai do të mbajë detyrën e Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve me një mandat 7-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.

 (A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi kqz ilirjan celibashi kqz

Sondazh

Poll