Politike

“Pas 25 prillit flitet me vendime jo me fjalë”/ Basha takim me taksistët në Tiranë: Nafta do jetë më e lirë

7 Tetor 2020, 08:27 Nga DOSJA
“Pas 25 prillit flitet me vendime jo me fjalë”/ Basha takim me

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me taksistët në Tiranë ku dhe ka dëgjuar problemet që këta të fundit hasin gjatë ditëve. Një prej taksistëve i cili ka 20 vite në punë është shprehur se  biznesi i tij është më i diskriminuari e sidomos gjatë periudhës së pasndemisë së Covid-19.

Ndërkohë Basha ka premtuar se pas 25 prillit do flitet me vendime, jo me fjalë duke shtuar se ketë ulje çmimi të naftës. Basha po ashtu u prezantoi taksistëve planin e tij për përgjysmimin e taksës së qarkullimit. 

BISEDA ME BASHËS E TAKSISTIT

TAKSISTI: Vijnë herë pas here marrim ndonjë gjobë. Biznesi jonë është më i diskriminuari. Kam 20 vite në këtë punë. Probleme të mëdha. Unë këtë vit s’kam paguar disa taksa. Kjo punë ka degraduar edhe tek licencimet. Janë bërë licencime pa  kriter. Nga ana profesionale është gjëja më e shëmtuar. Ka degraduar. Pandemia pati goditje të jashtëzakonshme. Ne nga turizmi shpresojmë, tre muajt e beharit.

Morëm tre paga, po ishim zero. Ky shërbim i shërben të gjithave. Çdo 15 vite duhet të ndërroj makinën. Nuk arrij t’i mbledh ato lekë. Unë kam këtë automjetin, në vendet e tjera të ballkanit e kanë zili. Pas 4 vitesh më duhet tjetër makinë.

Mua taksa në shtet më është zëruar. Por s’kam aktivitet. Sot janë 3-4 fishuar pagesa e licencimit. S’ka ekonomi.

LULZIM BASHA: Sa lek çon në shtëpi në fund të muajit, pasi heq shpenzimet?

TAKSISTI: Punoj 17-18 orë. Dal në 6 dhe e mbyll në 10 të natës. 12 muaj të vitit. S’mund të rri. Kam marrë lekë nga rrogat e fëmijëve të mij.

LULZIM BASHA: Mban mend në 2014 e rritën çmimin e naftës. I paguan kësaj qeverie taksë shtesë. Meqenëse flasim për të ardhmen, nafta pas 25 prillit do të jetë 240 lekë më pak. Kjo do të ketë impakt më të madh në ekonomi, por e para do e ndjeni ju.

Ka diskriminim, konkurrencë e pandershme. Në çvend të botës nuk hyn dot në aeroportin kombëtar. Nuk lejohet të hyjmë. Në spital hyjmë duhet të paguajmë, atë 1 mijë lekshin. Pse duhet të përjashtohem.

LULZIM BASHA: Problemet dmth janë konkurrenca e pandershme, nafta, monopolet, shteti dmth i thotë disave dhe të tjerët.

Janë dy faza. Pas 25 prillit do flitet me vendime, jo me fjalë. Sot po bëjmë propozime, deri në 25 prill, kemi propozuar që për biznesin e vogël të jepet nga 1 mijë euro, dhe të ndihmohen të papunët.

Kjo nuk i zgjidh të gjitha, por do lehtësojë. Këtu p.sh, ka një problem trafiku, monopolet e parkimit dhe shkatërrimi i akseve kryesore.

TAKSISTI: Monopol janë. Nuk e lëshon. Është katastrofë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll