Politike

Integrimi në BE/ Varhelyi nga Kuvendi: Reforma Zgjedhore, kusht për nisjen e konferencës së parë ndërqeveritare! Ralf Gjon

7 Tetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Integrimi në BE/ Varhelyi nga Kuvendi: Reforma Zgjedhore, kusht për

TIRANË“Shqipëria më pranë se kurrë çeljes së negociatave në Bashkimin Europian!,“-kështu e nisi fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Pasi me batutë falenderoi kryeparlamentarin Gramoz Ruçi se e kishin lënë të uljen në vendin e monarkut, Varhelyi vlerësoi arritjet e Shqipërisë në plotësimin e 15 kushteve për çeljen e negociatave me vendet e Bashkimit Europian, duke theksuar se pikë kyçe është Reforma Zgjedhore. Po ashtu ai vlerësoi punën e bërë, Komisioneri kërkoi që të gjitha palët të bashkëpunojnë për të arritur qëllimin për çeljen e negociatave.  Më tej në fjalën e tij, Varhelyi tha se investimi për 9 miliardë eurove në rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të përdoret për të përmirësuar pozicionin ekonomiko-social në mënyrë që të vendi ynë dhe fqinjët të bëhen sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.

Fjalimi i Varhelyi ka nxehur gjakun e deputetit të opozitës së re, Ralf Gjoni, i cili e ka akuzuar si një lider autokrat, emërimi i të cilit është përshëndetur vetëm nga presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Gjithashtu Gjoni hodhi akuza edhe për ndikimin e Turqisë në vend, sipas tij falë miqësisë së kryeministrit Edi Rama me presidentin Recep Tajip Erdogan, duke përmendur të ashtuquajtuat “gratë e mbuluara me shami”. Fjala e fundit ka shkaktuar reagim të ashpër tek deputeti Halit Valteri, i cili i ka kërkuar që të kërkojë falje duke kërkuar nga kryeparlamentari largimin e “islamofobëve” nga salla e Kuvendit. Por deklaratat e forta nuk mbaruan me kaq! Deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj nga detyra. Sipas tij, Lleshaj do të shkarkohet të premten por do të jetë pjesë listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit. 

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, “shpërtheu” kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të ciliën e akuzoi se shpërndante lajme të rreme duke përmendur “rikthimin e vizave”, ndërsa ministrja Elisa Spiropali akuzoi pa përmendur emra se “krahu tjetër politik” bënte marrëveshje me bandat.

Me 86 vota pro, 11 kundër, 4 abstenim Kuvendi ka miratuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin e “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” të ndryshuar, dhe me 88 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Në Kuvend u miratua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bashkëpunimin për përdorimin e informacioneve mbi udhëtarët, u votua emërimi i një anëtari të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe projektvendimi “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile” të ndryshuar.

(k.m/a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane seanca plenare 7 tetor 2020 olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane seanca plenare 7 tetor 2020

Sondazh

Poll