Politike

“Ka pak katastrofa më të mëdha se ti”/ Vulin nuk e ndal as nota e protestës, i kërkon llogari Ramës: Vulin i përgjigj

6 Tetor 2020, 21:06 Nga DOSJA
“Ka pak katastrofa më të mëdha se ti”/ Vulin nuk e

BEOGRAD– As paralajmërimi për një notë verbale nuk e ka ndaluar ministrin serb të Mbojtjes, Aleksandër Vulin. Ai i ka kthyer përgjigje kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit, që e krahasoi me me një fatkeqësi natyrore në trajtën e një ministri. 

Nuk ka munguar as reagimi i Vulinit, i cili u shpreh se kryeministri i Shqipërisë ka mbetur pa argumente dhe i kërkoi që të kërkojë falje për mbështetjen që u ka thënë atyre që ai cilëson si “vrasësit e UÇK-së”.

“Kur ai mbeti pa argumente i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Edi Rama për “Shtëpinë e Verdhë”, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja. Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj kundër tij,”-tha Vulin.

Kryeministri Edi Rama, disa ditë më parë, në konferencën për shtyp mes dy qeverive foli edhe për Shengenin e Ballkanit, duke përmendur edhe ata që ai i cilësoi si “zëra nga Beogradi”. (LEXO KËTU) 

Pas kësaj deklarate ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin, ka pasur një përplasje edhe me kryeministrin  Rama për “Shqipërinë e Madhe”, ku ai tha se po krijohet bashkimi i kufijve Shqipëri-Kosovë. Kryeministri shqiptar i bëri thirrje Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçic, që ta ‘sqaronte’ dhe ‘dënonte’ ministrin. Por “sqarimi” nuk u bë kurrë pasi, Vulin reagoi sërish duke e akuzuar Ramën se po mbronte “vrasësit e UÇK-së”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vulin debati rama-vulin edi rama aleksander vulin debati rama-vulin edi rama

Sondazh

Poll