Politike

“Kanë tendencë për t’u marrë me telenovelën ‘iku-erdhi’”/ Endri Shabani flet për largimin e Hajdarit: Ba

7 Tetor 2020, 05:55 Nga DOSJA
“Kanë tendencë për t’u marrë me telenovelën

TIRANË– Endri Shabani i Nisma “Thurje” në studion e emisionit “Ilva Now” ka folur sërish për “largimin” e deputetes Rudina Hajdari. Ai ka sqaruar se Hajdari filloi bashkëpunimin me “Nisma Thurjen”, vetëm për të kundërshtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kështu, Shabani la të kuptohej që me miratimin e Kodit të ri Zgjedhor ka përfunduar edhe bashkëpunimi me deputeten.

“Të jem i sinqertë jam pak i mërzitur dhe i shqetësuar, sepse kemi një vit e gjysmë që vijmë vërdallë në të gjithë Shqipërinë dhe kemi hedhur tetë teza se si reformohet Shqipëria. E gjithë vëmendje nuk është tek idetë, nuk është tek plani sesi reformohet politika, ne kemi tendencë për t’u marrë me telenovelën, iku erdhi, u zunë dhe duke qenë shtrati i gatshëm krijohen vende…. Pas protestës së studentëve të 2018-s, në janar të 2019-s kemi nisur një tur kombëtar për nismë ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kemi mbledhur 50 mijë firma dhe në të gjithë Shqipërinë dhe e kemi depozituar zyrtarisht këtë në parlament, ku në atë periudhë, aktorët politikë janë vënë në konkurencë për të na luftuar, pak kanë qenë mbështetës. Këtu znj. Hajdari na ka mbështetur në këtë nismë që kemi marrë, e ka mbështetur para parlamentit dhe e ka vazhduar betejën për ndyshimin e sistemit zgjedhor. Ky bashkëpunim ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor, është parë edhe si mundësi për ta vazhduar bashkëpunimin dhe në një sfidë tjetër, sistemi zgjedhor u përmbyll dje. Nuk ka tërheqje nga kandidimi i Thurrjes, ka një gjë që ende nuk ka nisur. Është një projekt që është diskutuar, por nuk ka nisur. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë aktorët në lojë janë e shkuara. Këtu lufta, debati bëhet midis të shkuarës dhe të ardhmes”, tha ai.

Ishte Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, i cili la të kuptohej se nuk do të kishte më bashkëpunim me deputeten. Duke falënderuar Hajdarin për gjithë këmbënguljen që bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi. Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë deputetja Hajdari, e cila deklaroi nuk është lajmëruar për një vendim të tillë nga drejtuesit e Nisma Thurje. Më pas, Hajdari në një postim në rrjetet sociale prezantoi  projektin e ri me emrin “NISMA” dhe ftoi qytetarët të bëhen pjesë e saj. Tashmë nuk dimë të themi nëse Nisma e krijuar nga deputetja ka lidhje me “Nisma Thurje”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri shabani rudina hadjari rudina hajdari prezanton nismën endri shabani rudina hadjari rudina hajdari prezanton nismën

Sondazh

Poll