Politike

“O Goni se ke dhe eksperiencë”/ Sherr i fortë në studio, Agron Duka përplaset me Pëllumbin: Nuk zbatuar një zotim…ky

7 Tetor 2020, 06:29 Nga DOSJA
“O Goni se ke dhe eksperiencë”/ Sherr i fortë në

TIRANË– Agron Duka, kryetari i PAA-së dhe Arben Pëllumbin, sekretar organizativ i PS-së kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Të ftuar në studion e “Repolitix”, Duka u shpreh se nuk ka shanse të ketë një marrëveshje Rama-Basha, pasi ndryshe kreu i Partisë Demokratike duhet të jetë budalla ose i shitur.

Teksa po thoshte këto fjalë kreu i PAA-së akuzoi Pëllumbin se PS-ja është një parti që nuk mban asnjë zotim, pasi nuk hapën listat.

Pjesë nga debati

Agron Duka: Nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, pasi Rama ndaloi koalicionet, gjë që është në favor të tij dhe në dëm të Bashës. Me llogari matematikore ndalimi i koalicioneve është në favor të Ramës. Se disa vota që dilnin tepër, plus herësit që duhet për një mandat, grumbulloheshin te thesi i opozitës dhe kjo nuk i intereson Ramës. Ky Basha ose me qen budalla, ose me qen i shitur, se s’ka si të jetë dakord dhe të ketë bërë marrëveshje…..PS si parti mashtruese po bën çmos që të marrë pushtetin me truke elektorale.

Pëllumbi: O Gon se ke goxha eksperencë…

Duka: Ore çfarë quan lista të hapura ti…mos shkonte në Këshill Politik të thoje duam lista të hapura apo të firmosje 5 qershorin. Nuk zbatuat një zotim

Pllumbi: Kush nuk e zbatoi?

Duka: Ti thu i kam dhënë opozitës, Bashës i kam dhënë mundësi për komisionet…pse nuk i plotësuat ju atë që kërkuam ne, për mosndalimin e koalicioneve?

Pëllumbi: Pse çfarë jemi ne që t’ju plotësojmë ju çfarë doni ju? Po normal për të fituar do mendojmë ne të gjithë për pushtet luftojmë. Sigurisht Duka ka peshën specifike në zonë, ka votat e tij. Unë kam një vend tjetër në PS, nuk është si unë Goni, ai ka votat e tij unë kam siglën e partisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka arben pëllumbi sherr duka-pellumbi agron duka arben pëllumbi sherr duka-pellumbi

Sondazh

Poll