Politike

Kushtetuesja gati deri në dhjetor? Vitore Tusha ngre dyshime: Verifikimi i kandidatëve proces kompleks, varet nga vettingu

6 Tetor 2020, 20:54 Nga DOSJA
Kushtetuesja gati deri në dhjetor? Vitore Tusha ngre dyshime: Verifikimi i

TIRANË– Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një ndër 5 kushtet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Politika shqiptare u zotua që në dhjetor procesi do të përfundojë, por kryetarja e përkohshme Vitore Tusha ka paralajmëruar një proces më kompleks dhe që zgjat në kohë.

Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në drejtësi Vitore Tusha shpjegoi arsyet e vonesave, duke përmendur pandeminë e koronavirusit dhe procesin e Vettingut. Për Tushën, ecuria e punës së këshillit varet edhe nga shpejtësia me të cilën punojnë institucionet e vettingut.

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një çështje me rëndësi për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë proces, e së njëjtës rëndësi është edhe përmbushja e funksioneve dhe ushtrimi i veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në përputhje më Kushtetutën dhe ligjin, me qëllim rivënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese si një çështje imperative për vendin tonë. Këshilli, në respektim të procedurave dhe afateve ligjore të lartpërmendura, me shumë vullnet, ka vijuar dhe do të vazhdojë punën për përfundimin e vlerësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidaturave të tjera në garë, si dhe renditjen e tyre, me qëllim të përmbushjes së funksionit thelbësor të tij në procesin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. Procedurat ligjore dhe afatet që duhen ndjekur për të siguruar një hetim të thelluar të kandidatëve, ngarkesa, numri i reduktuar i personelit administrativ të Gjykatës së Lartë, situata e imponuar nga gjendja e krijuar nga përhapja e virusit Covid 2019, që solli pezullimin e veprimtarisë së institucioneve, problemet brenda KED-së, por edhe mos pajisja me certifikatë sigurie e relatores ka sjellë vonesa edhe në njohjen, shqyrtimin dhe verifikimin e një kategorie të informacionit (i klasifikuar) dhe komunikimin e mëtejshëm me disa nga institucionet e përfshira në proces për plotësimin e informacionit, siç janë shkresat e dërguara nga SHÇKB-ja apo DSIK-ja,”-u shpreh ajo.

Pavarësisht, problematikave Këshilli informoi se puna ka vijuar dhe për vendin veçantë të shpallur nga presidenti i Republikës, ka kualifikuar dy kandidatët, Eugen Papandile dhe Sonila Bejtja dhe do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të dosjeve të tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese progres raporti për shqipërinë vitore tusha gjykata kushtetuese progres raporti për shqipërinë vitore tusha

Sondazh

Poll