Politike

‘Me not nga Italia do vijnë për të votuar’/ Meta “shpërthen” në studio: Mbaji mend fjalët e mia! Jo si thotë ai v

6 Tetor 2020, 19:55 Nga DOSJA
‘Me not nga Italia do vijnë për të votuar’/ Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka parashikuar një humbje të thellë të kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Tempora”, Meta tha se shqiptarët do të vijnë nga kudo janë për të votuar kundër tij, dhe zgjedhjet do të kthehen në një referendum. 

Populli shqiptar ka rregullat e veta të lojës. Kështu bënte edhe Markosi, edhe kur doli populli… Kur del populli në rrugë nuk ka diktator që… Me not nga Italia do vijnë, do vijnë nga Greqia. Do vijnë! Do të jetë referendum. Mbaje mend këtë që po të them sot. Meta do të reagojë si president i republikës. Populli në ’98 u shpreh dhe për Kushtetutën. Ishte në PS atëherë, ishte Kushteta idale pas vitit 1997. Do ketë referendum që kurrë nuk ka ndodhur do krenohemi para gjithë botës. Se nuk kemi popull ne siç thotë ai vagabondi që nuk i “ngrefet” popullit shqiptar. Ne jemi një popull i urtë dhe drejtë, por ne kur na vjen hasmi te dera, ne këndojmë pushkë në kullë. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota. Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës,”– tha Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll