Aktualitet

Tjetër revoltë në burgje/ Të burgosurit e Rrogozhinës futen në grevë urie, refuzojnë ushqimin, drejtuesit mohojnë atë

6 Tetor 2020, 19:14 Nga DOSJA
Tjetër revoltë në burgje/ Të burgosurit e Rrogozhinës

RROGOZHINE– Dhjetëra të dënuar në burgun e Rrogozhinës janë futur në grevë urie duke iu bashkuar të dënuarve të tjera në burgjet e Peqinit, Reçit, Shënkollit dhe Burrelit. Disa të dënuar kanë refuzuar ushqimin pavarësisht paralajmërimeve nga drejtuesit e burgut se do të izolohen nëse hyjnë në grevë.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtues të burgut mohojnë të ketë grevë duke u shprehur set nuk ka as grevë e as refuzim ushqimi.

Në një letër drejtuar institucioneve por edhe medias, të dënuarit listojnë një sërë kërkesash që këmbëngulin në plotësimin e tyre. Ata kërkojnë amnisti gjithë përfshirëse 5-vjeçare, pa asnjë kriter.

Ushqimin e kanë refuzuar edhe të dënuarit në Burgun e Reçit, të Shënkollit si dhe një sektor në burgun e Burrelit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i rrogozhines burgu i rrogozhines

Sondazh

Poll