Aktualitet

Rezart Prifti del kundër anëtarëve të nisjes ‘Thurja’: S’ka asnjë përjashtim të Rudinës, është bërë tallava e

6 Tetor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Rezart Prifti del kundër anëtarëve të nisjes

TIRANE– Anëtari i “Thurje” Rezart Prifti, ka deklaruar se nuk ka përjashtim të Rudina Hajdarit nga partia ‘Thurje’, duke dalë kështu kundër deklaratës së bërë më herët nga pjesëtarët e tjerë të nismës.

Mua më pëlqen shumë kjo tallavaja se këtu është një mish mash i paparë. Krijohen firmat piramidale. Nisma thurje është entitet më vete, Rudina Hajdari më vete dhe unë më vete. Para pak kohësh u bashkuam dhe krijuan nisnë, është projekt politik ose më saktë platformë idesh. Nëse mendon se mund të bësh ndonjë sakrificë, nëse s’ke përdhunuar njeri, je përfaqësues i një gjenerate me ide ndryshe hajde se je i mirëpritur. Ky është koncepti i nismës. Fjala u përjashtua dhe s’u përjashtua është fjalë e mendësisë së vjetër. Ne nuk jemi si PD qe përjashtojmë njerëz e shkrijmë njerëz. Më përfaqësues se mua ske atje. S’ka asnjë largim të Rudina Hajdarit. Është tallava e madhe për të shkëput gjithë vemendjen që ka nga hallet e përditshme. Në dijeninë time nuk është kështu. Më të brendshëm se mua s’ke për të gjetur. Nuk e besoj”, tha Prifti.

Ishte Pano Soko, një nga drejtuesit e “Nisma Thurje”, i cili la të kuptohej se nuk do të kishte më bashkëpunim me deputeten. Duke falënderuar Hajdarin për gjithë këmbënguljen që bëri për hapjen e listave gjatë kësaj kohe, Soko u shpreh se bashkëpunimi i projektuar mes tyre kishte kuptim në një realitet me lista të hapura, gjë e cila nuk ndodhi.

Vendimi i Nismës Thurje për përjashtimin e Hajdarit, vjen një ditë pas sjelljes dhe fjalimit të Rudina Hadajrit në Kuvend, e cila kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Hajdari akuzoi deputetët dhe qeverinë për pazare, dhe bëri thirrje për bojkotimin e seancës. Madje ajo goditi me grusht edhe foltoren e Kuvendit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet përjashtimi i rudina hajdarit rezart prifi përjashtimi i rudina hajdarit rezart prifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2020, 15:09

Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klem...