A ishte e çuditshme dalja e Trump kaq shpejt nga spitali? Pipero: Trajtimi i tij rezultoi efikas, e konsideroj…
6 Tetor 2020, 16:24Nga DOSJA
E gjithë vëmendja e mediave botërore, portaleve dhe ekranit televiziv këto ditë ka qenë e përqëndruar tek presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili sot u rikthye në Shtëpinë e Bardhë pas shtrimit në një qendër mjekësore ushtarake “ Walter Reed” për shkak të infektimit me COVID-19.
Ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë duke zbritur nga helikopteri, video e cila u shpërnda fillimisht nga Donald Trump më pas me një përshëndetje “Mirë se erdhe babi” nga vajza e tij Ivanka Trump. Nga ana tjetër, Zonja e Parë, Melania Trump, me simptoma më të lehta si kollë dhe dhimbje koke qëndroi në Shtëpinë e Bardhë.
Në një lidhje direkte në emisionin Rudina në Tv Klan, ka qenë mjeku Pëllumb Pipero i cili ka komentuar infektimin e Trump, gjestin kur presidenti hoqi maskën sapo arriti në Shtëpinë e Bardhë dhe a ishte normale dalja e tij kaq herët nga spitali.
Pëllumb Pipero: Historia po provon që ky virus nuk përjashton asnjë, fakti i infektimit të Trump e vërteton më së miri këtë gjë. Mjekimin e Donald Trump nga një personel mjekësor shumë i përzgjedhur dhe faktin që ai rifilloi kaq shpejt punë, e konsideroj sukses në mjekësi. Përsa i përket maskës, e vlerësoj si akt të momentit që presidenti do të tregojë se ai është i shëruar plotësisht dhe e mundi koronavirusin, dëshmon që ne nuk duhet të kemi frikë, por kujdes. Gjestin e vlerësoj pozitiv.
Rudina Magjistari: A ishte e sugjerueshme që ai të dilte kaq shpejt nga spitali?
Pëllumb Pipero: Ne jemi mësuar të shohim jo vetëm deklarata, por edhe veprime në politikë përsa i përket aplikimit të medikamenteve dhe mjekimeve. Nuk dimë shumë gjëra para se Trump të shfaqte shenja. Mjeku ka treguar se e hëna do jetë vendimtare për gjendjen e Trump dhe mendoj që mund të ketë qenë i infektuar që 8 ditë më parë. Trump duhet të ketë qenë i sëmurë ditë më parë, para se të merrej vesh nëpër media. Tani ai duhet të punojë me maskë, të kufizojë takimin me stafin. Trajtimi i tij rezultoi efikas dhe me sukses.
Rudina Magjistari: Mendon se do infektohet Trump për herë të dytë?
Pëllumb Pipero: Jo, sepse shanset janë 1 në 1 milion banorë siç kemi dëgjuar deri më tani.
BRUKSEL– Eurodeputeti francez Jerome Riviere, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e mbajtur për prezantimin e paketës së zgjerimit të BE-së për 2020-ën, përdori to...
“Në lagjen time, në një pallat dyshoj se është mbjellë drogë”. Ky informacion i detajuar i përcjellë nga një informator policie ka rezultuar pikërisht i tillë, ...
GREQI– Nëntë të burgosur shqiptarë po organizonin një arratisje masive nga burgu i Korfuzit në muajin shtator. Me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptar...
TIRANE– Është shtyrë seanca për Kasëm Pirjas i dhe Hysnie Hoxhallari, të akuzuar për vrasjen e dyfishtë për motive xhelozie (burri dhe vjehrra).Vend...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për punët e Jashtme Josep Borrell ka shpërndarë deklaratën e Komisionit Europian i cili shprehet se qytetarët...
TIRANE– Pas deklaratës së kryeministrit Rama se i vjen keq për situatën ku ndodhen naftëtarët e se ka bërë ndërhyrje disa herë ka ardhur dhe reagimi i Naftëtarë...
Aktualitet 6 Tetor 2020, 15:09
Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klem...
SHKODËR– Policia e Shtetit ka prangosur dy persona, të cilët janë identifikuar si Tonin Kroni dhe Adrian Troja, të cilët akuzohen se kultivonin bimë narkot...
POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 41 vjeçar ka rënë akidentalisht nga pallati dhe për fat të keq ka humbur jetën.Burime për Do...