Aktualitet

Nuk i lejojnë të takojnë familjarët, i heqin lejen shpërblyese, të burgosurit e Reçit hyjnë në protestë

6 Tetor 2020, 17:45 Nga DOSJA
Nuk i lejojnë të takojnë familjarët, i heqin lejen

MALESI E MADHE– Më shumë se 100 të burgosur në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe, prej 48 orësh kanë refuzuar ushqimin që ju jepet në këtë institucion.

Pas disa kërkesave me shkrim dhe në mungese të një përgjigjeje nga ministria, të dënuarit po protestojnë por paqësisht. Të burgosurit shprehen në letrën dërguar ‘Top Channel’ se po i mohohet e drejta për të takuar familjen dhe se pas shpalljes së pandemisë ju është refuzuar edhe e drejta për të përfituar leje shpërblyese.

Të burgosurit në Reç tërheqin vëmendjen se ndonëse ka përfunduar zbatimi i  aktit normativ për masat e jashtëzakonshme dhe ka rinisur normalisht aktiviteti, kjo gjë nuk reflektohet në burgje ku nuk lejohen takimet.

Të burgosurit i kanë dërguar këto kërkesa drejtorisë së përgjithshme të burgjeve  teksa deklarojnë se nuk do të terhiqen nga protestat deri ne plotësimin e tyre.

Kujtojmë se këto masa janë marrë që në muajin mars atëherë kur në vendin tonë u regjistruan rastet e para të të infektuarve me koronavirus dhe ministria e Drejtësisë si masa parandaluese për përhapjen e virusit edhe në burgje vendosi ndalimin e vizitave dhe liridaljeve për të dënuarit.

Marre nga Top Channel

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet te burgosurit e recit ne proteste te burgosurit e recit ne proteste

Sondazh

Poll