Aktualitet

Investimi 9 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Kryeqytetet e Ballkanit do i lidhim me rrugë, do të zhdukim qy

6 Tetor 2020, 17:02 Nga DOSJA
Investimi 9 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, Varhelyi:

BRUKSEL– Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, në mbledhjen e Këshillit Europian tha se në rajon do të investohen 9 miliardë euro për Ballkanin për periudhën 2021-2027, duke bërë kështu ndarjen e investimeve.

Kështu, theksi është vendosur te infrastruktura, energjia dhe teknologjia.  Do të bëhet lidhja e kryeqytetit me anë të rrugëve dhe hekurudhave, gjithashtu korridoret do kryhen sipas standardeve.

“Së pari kemi sistemin e transportit. Duhet të kemi infrastrukturën e duhur. Infrastruktura në Ballkanin Perëndimor mungon, na duhet të lidhim rajonin me Europën dhe të lidhim rajonin brenda për brenda, prandaj kemi vendosur të krijojmë këto plane për të lidhur të këto kryeqytetet me anë të rrugëve dhe hekurudhave. Korridoret do të duhet të kryhen sipas standardeve. Fusha e dytë është energjia e pastër.’- u tha gjatë mbledhjes.

Një tjetër pikë që do të preket është dhe heqja e qymyr-gurit pasi përbën rrezik për shëndetin, duke eleminuar kështu rreziqet.

‘Rajoni është i varur nga qymyr guri dhe në disa pjesë të rajonit përbën rrezik për shëndetin prandaj do ta ndihmojmë rajonin që të fillojë që të zhdukë qymyr gurin dhe pastaj të kemi hidrogjenin, të eliminojmë dhe të asgjësojmë rreziqet për shëndetin. Në Ballkanin Perëndimor duhet të pastrojmë ajrin.  Ne po krijojmë edhe projekte që kanë të bëjë me menaxhimin e mbetjeve. Elementi i katërt ka të bëjë me ekonominë dixhitale, që do të jetë kyçe, duhet të investojmë më sistemin arsimor, pasi kemi mos përputhje, por duhet të investojmë për infrastrukturën. Investim në arsim, edukim dhe fushën sociale” tha ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e keshillit europian mbledhja e keshillit europian

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Tetor 2020, 15:09

Nëse janë gjallë apo jo, fati i tre të rinjve në Malësinë e Madhe nuk dihet ende. Ndonëse banorët theksojnë indiciet se Vilson Çutaj 37 vjeç, Klem...