Aktualitet

Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Kërkimet ende pa rezultat, Ardi Veliu niset me urgjencë në Shkodër

6 Tetor 2020, 17:41 Nga DOSJA
Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe/ Kërkimet

SHKODËR– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka zbarkuar pasditen e sotme për në Shkodër. Me eksortën e tij dhe me shpjetësi sketerrë, Veliu ka shkuar në Drejtorinë Vendore për të mësuar më shumë detaje lidhur me zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhe. Mësohet se Veliu shoqërohej nga drejtori i Krimeve Tonin Vocaj dhe Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi. Prej më shumë se tre ditësh trupat e tyre kërkohen në zonë, por ende nuk janë gjetur nga Policia.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej tre ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin.

Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu tre te vdekurit ne shkoder ardi veliu tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll