Aktualitet

Mashtrim dhe shpërdorim detyre! Prokuroria e Tiranës prangos 5 zyrtarë të ‘AKBN’, mes tyre një biznesmen. Në kërkim 2

6 Tetor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Mashtrim dhe shpërdorim detyre! Prokuroria e Tiranës prangos 5

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se deri më tani janë prangosur 5 punonjës të institucionit, ndërsa një tjetër është vendosur në “arrest shtëpie”. Mësohet se ndër të prangosurve është edhe një biznesmen. Ndërkohë që në kërkim për t’ju bashkuar të prangosurve të tjerë janë edhe dy zyrtarë. 

Mësohet se zyrtarët e AKBN-së akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre. 

Deri më tani nuk dihet konkretisht se cilët janë të prangosurit dhe veprat e tyre penale, ndërkohë që as Prokuroria nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar lidhur me rastin. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agjensia kombetare e burimeve natyrore arrestohen zyrtaret e akbn tirane agjensia kombetare e burimeve natyrore arrestohen zyrtaret e akbn tirane

Sondazh

Poll