Politike

Darka me ambasadoren amerikane! Rezart Prifti zbulon këshillën e Yuri Kim: Bëhuni të zotët e vetes, mos prisni t’ju n

6 Tetor 2020, 17:15 Nga DOSJA
Darka me ambasadoren amerikane! Rezart Prifti zbulon këshillën e Yuri

TIRANË– Pedagogu Rezart Prifi ka zbuluar detaje nga darka me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. I ftuar në Report Tv, Prifti tha se ambasadorja Kim i kishte kërkuar atij dhe pjesëmarrësve të tjerë në darkë që të ishin të zotët e vetes.

Sipas tij, ambasadorja Kim ua kishte “prerë shkurt” se nuk mund që të ndihmoheshin gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Ju duhet të jeni të zotët e vetes që t’ju ndihmojnë të tjerët. Mos prisni që të vijë SHBA t’ju ndihmojë më tha zonja Kim. Më pëlqeu që ishte e drejtpërdrejtë. Ndërsa ajo që nuk më pëlqeu është se nëse një nismë si puna jonë që merret me sistemin më të pashpirt, kur vjen puna për të çertifikuar zgjedhjet, këta kanë certifikuar lloj lloj palaçolliku,”- tha pedagogu.

Më 15 shtator, ambasadorja e Amerikës në Tiranë Yuri Kim darkoi me Rudina Hajdarin dhe me anëtarët e Nismës  Thurje: Pano Soko, Endri Shabani, pedagogu Rezart Prifti, Andi Tepelena dhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Håstad.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rezart prifti yuri kim rezart prifti yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...