Politike

Mbledhja me socialistët, Rama paralajmëron shkundje: Do vlerësohen ministrat, s’ka ende emra për Kryesinë e Re (I shmange

6 Tetor 2020, 16:36 Nga DOSJA
Mbledhja me socialistët, Rama paralajmëron shkundje: Do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë deklaratë të shkurtër për mediat pas takimit me drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e sotme në selinë e PS-së. Në fjalën e tij, Rama paralajmëroi se në ditet në vijim do vlerësohen dhe ministrat e qeverisë. Ndërkohë që i pyetur për emrat e rinj të Kryesisë së Partisë Socialite, Rama nuk dha asnjë detaj duke u shprehur se e premtja është ende larg, ndërkohë që iu shmang pyetjes nëse ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të ishte pjesë e listës. Ndërkohë ende nuk e ka lexuar progres raportin e Bashkimit Europian, por pret që ta diskutojë nga afër me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Sa i përket paketës anti-shpifje, Rama tha se sapo të përfundojnë rregullimet e rekomanduara nga Komisioni i Venecias, ligji do të kalojë në Kuvend. 

 

FJALA E RAMËS ME GAZETARËT:

Fjala e Edi Ramës: I vetmi lajm për të ardhmen vjen nga PS. Të gjitha të tjerat janë lajme të vjetra. Ne vazhdojmë punën dhe diskutojmë për gjendjen në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pasi disa ditësh do dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat dhe përtej anëtarësisë. Çdokush të jetë i interesuar mund të hyjë të bëjë një vlerësim. Përgatisim dhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në Parlament.

Në mbledhje me shtabin keni kërkuar raporte për punën?

Është proces që vazhdon dhe është goxha interesant dhe pozitiv

Emrat për kryesinë e re?

Nuk flas sot deri të premten. Ka shumë kohë.

Do jetë Ditmir Bushati?
A faleminderit

Një koment për progres raportin…

Nuk e kam lexuar, nesër pres komisionerin dhe sigurisht që do të jetë pasqyrë e ndryshme nga ajo që përpiqen që t’u vënë çdo ditë shqiptarëve ata që flasin në emër të Europës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE lidhur me reformën zgjedhore ishte e kundërta me gjithçka që u predikuar me re të zeza mbi Shqipërinë duke hedhur helm që ta kapi kush ta kapi.

Progres raporti për paketën anti-shpifje

Nuk e kam lexuar progres-raportin. Di të them që ai ligj do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë sapo të jetë përfunduar në të reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama mblodhi sërish drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, kreu i qeverisë tha se do të nisë procesi i vlerësimit për deputetët dhe ministrat. Nuk dha asnjë emër për Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërkohë që shtoi se nesër do të diskutojë me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi progres raportin e Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh drejtuesit politike 6 tetor 2020 edi rama rama mbledh drejtuesit politike 6 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...

Politike 6 Tetor 2020, 13:05

TIRANE– Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthim...