Politike

DEL FOTOJA! Yuri Kim “bekon” partinë e Rudina Hajdarit me Nismën Thurje, çfarë u fol në darkën mes ndriçuesve dhe natyrës…(EMRAT E TË PRANISHMËVE)

Dy figurat e njohura në vendin tonë ,nuk ishin të vetme në atë tavolinë. Atyre iu janë bashkuar dhe miq të tjerë, ndër to dhe profesori i njohur Rezart Prifti.
Featured image of article: DEL FOTOJA! Yuri Kim “bekon” partinë e Rudina Hajdarit me Nismën Thurje, çfarë u fol në darkën mes ndriçuesve dhe natyrës…(EMRAT E TË PRANISHMËVE) Yuri Kim, Rudina Hajdari, Rezart Prifti
Përditësuar:

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme ambasadorja e Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka darkuar me Rudina Hajdarin, deputeten e PD në Kuvend, e cila pritet të nisë një parti të re bashkë me Nismën Thurje. Dy figurat e njohura në vendin tonë, nuk ishin të vetme në atë tavolinë. Atyre iu janë bashkuar dhe aktivistë të tjerë të Nismës. Pano Soko, Endri Shabani, pedagogu Rezart Prifti, Andi Tepelena dhe ambasadorja e Suedisë, Elsa Håstad, janë krah Kim dhe Hajdarit.

Yuri Kim, Rudina Hajdari, Rezart Prifti

Nuk dihet se çfarë është diskutuar në tryezën e tyre mirëpo mund të thuhet se planet e partisë së Hajdarajt mund ti jenë paraqitur ambasadores Kim, e cila duket se ka bekuar këtë parti të re. Mes pemëve, natyrës, dritave dhe ushqimit e pijeve të shtrenjta, duket se “pagëzohet” partia e re e Hajdarit. Mbetet për tu parë se çfarë forme do të ketë partia e re dhe cili do të jetë programi i “Nismës”, si dhe detaje më shumë nga ky takim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B;F.G/Dosja.al)

Një Koment në “DEL FOTOJA! Yuri Kim “bekon” partinë e Rudina Hajdarit me Nismën Thurje, çfarë u fol në darkën mes ndriçuesve dhe natyrës…(EMRAT E TË PRANISHMËVE)

  1. Me gjith rrespektin për aktivistët e thurjes që kisha deri kur mësova se kan përfshirë rudina injorante hajdarin në gjirin e tyre tashmë ju humb vlera dhe kalojnë po në atë status të injorancës edhe kta
    https://youtu.be/DfqUcUWxTbs

Shto Koment