Politike

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor problem për negociatat? Komisioneri për Zgjerim i BE: Shpresoj të mos ndaheni nga Maqedonia e Ver

6 Tetor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor problem për negociatat? Komisioneri për

BRUKSEL– A do të ndikojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor në procesin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian? Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi u shpreh sot se çështja e Reformës Zgjedhor në Shqipëri po ndiqet me kujdes nga Bashkimi Europian, duke mos e fshehur ndikimin negativ që mund të ketë për fatin e vendit. Në fjalën e tij, në mbledhjen e Këshillit të Europës, Komisioneri uroi që të mos kthehet në problem për të ndarë Tiranën nga Shkupi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.

“Po e shohim çështjen e reformës zgjedhore me sy të hapura mirë dhe do shkoj t’i shoh gjërat vetë në terren. Shpresoj që kjo mos të kthehet në një çështje për të ndarë të dyja vendet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo vërtetë nuk do ishte mirë,”- theksoi ai.

Ndërsa më pas, në një konferencë për shtyp, Varhelyi u shpreh se do të ishte mëkat nëse çështja e ndryshimeve në Kod do të ndikonte në çeljen e negociatave.

“E harrova pyetjen e parë se nuk e mbajta shënim. Koalicionet-më kanë thënë që është çështje madhore, do ta shoh me vëmendje vetë. Më 5 qershor u arrit një marrëveshje e mirë mes palëve. Prioriteti im vazhdon të jetë që opozita në parlament dhe jashtë të bien dakord për Zgjedhoren. Për çështjen e koalicioneve, për aq kohë sa ligji nuk e pengon krijimin e koalicioneve pas zgjedhjeve mendoj që mund të gjejmë zgjedhje në mënyrë të favorshme. Nëse pengohen pas zgjedhjeve, do të thosha që do të duhet t’i mendojmë gjërat më mirë. Dua të angazhohem tërësisht me autoritetet shqiptare. Do të ishte gjynah nëse kjo çështje do të pengonte konferencën e parë qeveritare,”-shtoi Varhelyi.

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gjë që nuk u prit mirë nga Ambasada Amerikane, e cila i cilësoi si ndryshim të rregullave të lojës. Ndërsa zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri ishte më e butë në reagim, duke u shprehur se ndryshimet nuk e preknin Reformën Zgjedhore. Megjithatë Varhelyi nesër do ta japë mendimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit në vend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi celja e negociatave me be 2020 ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...