Politike

Një ditë pas miratimeve në Kodin Zgjedhor, Basha shfaqet i lumtur krah aleatëve të tij, kreu i PD-së: Nuk ka formulë që

6 Tetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Një ditë pas miratimeve në Kodin Zgjedhor, Basha shfaqet i lumtur

TIRANE- Ka përfunduar mbledhja e Partisë Demokratike me aleatët e zhvilluar në ambientet e selisë blu.

Në përfundim të mbledhjes Lulzim Basha është shprehur se nuk ka formulë që mund ta shpëtojë nga humbja, vetëm nëse zgjedhësit ndryshohen me kushtetuese.

“Nuk ka formulë që ta shpëtojë nga humbja. Vetëm po ndryshoi me kushtetutë zgjedhësit”-është shprehur Basha.

Me votimet në Kodin e ri Zgjedhor, Basha u shpreh ditën e djeshme se me atë akt Rama ka hedhur hapin e tij të fundit drejt greminës, dhe se askush nuk do të mund ta shpëtojë më nga humbja e sigurt. Basha theksoi në reagimin e tij se Rama shkatërroi konsensusin e 5 qershorit, që u arrit me negociimin e ndërkombëtarëve.

Miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me aleatet lulzim basha me aleatet

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...

Politike 6 Tetor 2020, 13:05

TIRANE– Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthim...