Politike

Greva e urisë/ Basha takohet me naftëtarët e Ballshit: Tani s’kam gjë në dorë, Prokuroria të nisë hetime, pagat t’i

6 Tetor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Greva e urisë/ Basha takohet me naftëtarët e Ballshit: Tani

BALLSH– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar pasditen e sotme për të parë nga afër naftëtarët e Ballshit, të cilët kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë.  Me maskë, Basha tha se kishte ardhur për t’i parë dhe për t’i dëgjuar nga afër edhe pse nuk kishte gjë në dorë për t’i ndihmuar të plotësonin kërkesat e tyre. Para tyre, kreu i demokratëve hodhi si mundësi që rrogat e prapambetura t’i jepen nga shtetit, ndërsa kërkon nga ana e Prokurorisë që të nisë hetimet lidhur me kërkesat e tyre. 

Janë kompani guaskë që nuk u dihet pronari. Kemi dy zona në Shqipëri, këtu dhe në Bulqizë, që janë zonat më të varfra. Mund të jenë hera e 10-të gjatë këtyre viteve që diskutojmë. E gjitha kjo është një produkt aferash korruptive. Kush i ka blerë asetet? Kjo kompani ka pasur asete. Pse mbahen të fshehta fituesit në ankand. E treta, nuk kam asnjë mundësi sot t’u vij në ndihmë me vendimmarrje edhe disa muaj. Sot nuk është thjeshtë një detyrim kantrual por ligjor, ato para do t’u paguhen nga shteti. Pra shteti do të lajë pjesën e borxhit. Natyrisht, paguesit e atyre 8 milion dollarëve që ua ka borxh ju, por do ti nxjerrin ku t’i kenë. Nga vilat, llogaritë bankare, apo nga hundët nëse do të jetë nevoja. Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti pas 25 prillit. Problem pa zgjidhje nuk ka dhe e dyta, të ushtrojmë presion që t’u thërrasin mendjes dhe një herë në 6 muaj ju gjej këtu në grevë. Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase. Siç jeni shtrirë ju këtu, kanë shtrirë gjithë Shqipërinë. Nuk mban më! Vjedhin çdo gjë. Ky është një vend i pasur por i vjedhur. T’i japim fund kësaj vjedhje dhe të hapin një epokë të re. Për këtë që ju them sot, kam përgjegjësi për ta mbajtur. Ata që nuk kanë paguar këtë 8 milionë, kanë përfituar dhjetëra milionë euro nga puna juaj. Nuk ka një institucion që funksionon në këtë shtet.”- tha Basha.

Naftëtarët të cilët ditën e sotme janë në ditën e tyre të grevës së urisë kërkojnë pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.  Gjendja e tyre shëndetësore është rënduar, ndërkohë ata vijojnë të refuzojnë ndihmën mjekësore. Një nga grevistët e Poçemit është zëvendësuar nga kolegu i tij, pasi ndodhej në gjendje të rëndë.

Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne ballsh protesta e naftëtarëve të ballshit lulzim basha ne ballsh protesta e naftëtarëve të ballshit

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...

Politike 6 Tetor 2020, 13:05

TIRANE– Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthim...