Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioneri Varhelyi i beson vetëm vetes: Do shkoj nesër, “gjynah” nëse do pengojnë konfe

6 Tetor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Komisioneri Varhelyi i beson vetëm

BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas prezantimit të planit ekonomik për rajonin e Ballkanit Perëndimor. I pyetur nga gazetarja Erisa Zykaj lidhur me zhvillimet e fundit në vend, Varhelyi tha se do ta studionte vetë nga afër të gjithë situatën politike për të dalë në një konkluzion lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan dje me 97 vota në Kuvend. Në fjalën e tij, Komisioneri shtoi se do të ishte “gjynah” nëse ndryshimet e miratuara do të kishin impakt negativ në Konferencën e parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

PYETJA NË KONFERENCË: 

Erisa Zykaj: A besoni që shtete anëtare do të miratojnë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese? A mendoni se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të pranueshme?

Komisioneri Oliver Varhelyi: E harrova pyetjen e parë se nuk e mbajta shënim. Koalicionet-më kanë thënë që është çështje madhore, do ta shoh me vëmendje vetë. Më 5 qershor u arrit një marrëveshje e mirë mes palëve. Prioriteti im vazhdon të jetë që opozita në parlament dhe jashtë të bien dakord për Zgjedhoren. Për çështjen e koalicioneve, për aq kohë sa ligji nuk e pengon krijimin e koalicioneve pas zgjedhjeve mendoj që mund të gjejmë zgjedhje në mënyrë të favorshme. Nëse pengohen pas zgjedhjeve, do të thosha që do të duhet t’i mendojmë gjërat më mirë. Dua të angazhohem tërësisht me autoritetet shqiptare. Do të ishte gjynah nëse kjo çështje do të pengonte konferencën e parë qeveritare.

*Përkthimi i fjalës së Komisionerit Oliver Varhelyi u bë nga zyra në Bruksel

Konferenca për shtyp u zhvillua pas mbledhjes së Këshillit të Europës, Komisioneri foli për progresin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Për më shumë detaje (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 6 Tetor 2020, 14:56

TIRANE– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me shpalljen e vendeve vakante nga Presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë për detyrën e Gjyq...

Politike 6 Tetor 2020, 13:05

TIRANE– Në një prononcim për mediat, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar mbi rikthim...