Aktualitet

Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë

6 Tetor 2020, 13:15 Nga DOSJA
Kishin kërkuar azil në Francë, riatdhesohen 25 shtetas

TIRANË- 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar mesditën e kësaj të marte me anë të një fluturimi me charter.

Sipas policisë, ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Po ashtu bëhet me dije se operacione të tilla do vijojnë të zhvillohen edhe në muat e ardhshëm. 

Njoftimi i policisë 

Rinas – Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë. Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.

(a.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetiti policia e shtetiti

Sondazh

Poll