Sport

VIDEO/ “Lojtarët duhen kapur me shpulla”, Patrice Evra i ashpër me ish-klubin e tij: Trajneri është një kukull, nuk dua

5 Tetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
VIDEO/ “Lojtarët duhen kapur me shpulla”, Patrice Evra i

ANGLI-Manchester United pësoi një humbje të turpshme përballë Tottenham me shifrat 6-1. Stadiumi “Old Trafford” iu shemb në kokë lojtarëve të Solskjaer të cilët u kritikuan për lojën e tyre. I tillë ishte edhe komenti i ish-mbrojtësit Patrice Evra. Në studion e SkySport, francezi bëri një deklaratë bombë.

“Alexis Sanchez dha një deklaratë pak ditë më parë, që tha se pas një seance stërvitore, donte të largohej nga Manchester United. Unë e dua atë klub, por duke qenë se Sky nuk më lejon të përdor fjalë jashtë etike, po paraqes dorëheqjen time këtu.

Nuk dua të komentoj për Manchester United, me jepni një ndeshje tjetër për të komentuar. Jam shumë emocional tani. Në përgjithësi, jam tip pozitiv, por këtu nuk mban më. Nuk mund të funksionojnë kështu gjërat te Manchester United.

Ole (Solskjaer) është thjesht një kukull që udhëhiqet nga lart, kush janë ata që e bëjnë merkaton? Duan Sanchon, pse nuk e marrin? Është njësoj si të blesh një makinë me “X” çmim, dhe ti të bësh shumë oferta më të ulëta? Çfarë vlerë ka?Jam njeri kundër dhunës, por tek United, të gjithë duhen kapur me shpulla!”, u shpreh Evra.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united patrice evra manchester united patrice evra

Sondazh

Poll