Sport

Klopp bën shaka edhe kur humbet 7-2, trajneri i Liverpool: Lajmi i mirë është se asnjë lojtar nuk u…

5 Tetor 2020, 10:01 Nga DOSJA
Klopp bën shaka edhe kur humbet 7-2, trajneri i Liverpool: Lajmi i

ANGLI-Aston Villa tronditi Liverpoolin në “Villa Park” me një rezultat të pabesueshëm7-2, që nuk do ta besonte tifozi më fanatik i skuadrës nga Birminghami. Ekipi i Jurgen Klopp, kampion në fuqi në Premier League, u bë qesharak përballë skuadrës së drejtuar nga Dean Smith, duke pësuar një nga humbjet më të thella në histori.Diçka e pashpjegueshme edhe për faktin se Liverpooli vinte pas tri fitoreve radhazi dhe as që mendohej se mund të turpërohej në këtë mënyrë. Watkins dhe Grealish ishin frymësuezit e këtij triumfi historik të Aston Villas, pasi shënuan i pari tregolësh dhe një asist dhe i dyti dygolësh dhe tri asiste.

“Pësuam një ‘black-out’- thotë Klopp, nuk di ta shpjegoj se çfarë ndodhi. Nuk luajtëm futboll, kjo edhe për meritë të Aston Villas. Ata bënë një ndeshje të shkëlqyer. Ishte një ndeshje e shëmtuar, tre gola i realizuan falë devijimeve tona.

Adrian? Ai kreu një gabim, por kemi pësuar gola të tillë edhe në të kaluarën. I vetmi lajm i mirë i kësaj ndeshje ishte fakti që asnjë lojtar nuk u dëmtua“, deklaron trajneri gjerman.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aston villa jurgen klopp liverpool aston villa jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll