Aktualitet

OFL zbarkon në Fier, iu çon kërkesë me shkrim 2 të dënuarve: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë (EMRAT)

6 Tetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
OFL zbarkon në Fier, iu çon kërkesë me shkrim 2 të

TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ditën e sotme, u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Enea Pipa  dhe Ilir Nukaj të dy banues në Fier. Sipas policisë të katër personat janë të dënuar për vepërn penale “Vrasje me paramendim. Ata duhet të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve dhe më pas dosjet e tyre kalojnë në SPAK.

Njoftimi

OFL, 6 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Enea Pipa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Ilir (Ledjan) Nukaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier operacioni forca e ligjit fier operacioni forca e ligjit

Sondazh

Poll