Aktualitet

DENONCIMI/ Nis aksioni në shkolla, nxënësve u kërkohet karta e identitetit të njërit prind: Duhet për plotësimin e formu

6 Tetor 2020, 11:19 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Nis aksioni në shkolla, nxënësve u kërkohet karta

TIRANË– Një denoncim i ardhur në redaksinë e Dosja.al shkruan se në shkolla ka nisur mbledhja e kartave të identitetit të prindërve të nxënësve, për t’i përdorur ato për vjedhjen e të dhënave personale. Shumë prindërve, mund t’u ketë shkuar një mesazh që shkruante se karta e identitetit duhet për arsye të plotësimit të formularit të librave.

“Pershendetje. Per arsye te plotesimit te formularit te librave me duhen ID te njerit prind. Faleminderit,”– shkruhet në mesazh.

Në denoncim kanë ardhur edhe foto të bisedave, ku nxënësit, i janë bindur kësaj kërkese dhe kanë dërguar kartën e identetitetit të njërit prind, apo të të dy ve në disa raste.

Por nëse nxënësi është i regjiastruar, për çfarë duhet një kartë identiteti?

Çdo shkollë ka mjaftueshëm të dhëna personale për nxënësin dhe prindin, kështu që në këtë rast, kërkimi i ID-së lë vend dhe hapësirë për shumë gjëra të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kartat e identetit ne shkolla kartat e identetit ne shkolla

Sondazh

Poll