Aktualitet

Kërkojnë takim me familjarët/ Vijon greva në Shënkoll, të burgosurit refuzojnë ushqimin prej pesë ditësh

6 Tetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Kërkojnë takim me familjarët/ Vijon greva në Shënkoll,

LEZHË- Rreth 70 të paraburgosur në burgun e Shënkollit vazhdojnë grevën e urisë që prej pesë ditësh. Ata kërkojnë që të takohen me familjarët e tyre dhe avokatët por kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se dje të paraburgosurit kanë patur një takim me përfaqësues të drejtorisë së burgjeve dhe sot presin përgjigje nga këta të fundit në lidhje me kërkesat e tyre. Ata kanë refuzuar po ashtu edhe ushqimin e burgut.

Në grevë uri prej disa ditësh janë futur po ashtu edhe 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë, si dhe ditën e sotme sotme e njëjta gjë ka ndodhur edhe në burgun e Reçit ku 100 të burgosur nuk kanë pranuar të hanë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e te burgosurve ne shenkoll protesta e te burgosurve ne shenkoll

Sondazh

Poll