Aktualitet

Masakra në Malësinë e Madhe, përlotet babai i Klement Pepajt: Djalin ma kanë ekzekutuar, ai zihej me kushëririn sepse i ng

6 Tetor 2020, 09:03 Nga DOSJA
Masakra në Malësinë e Madhe, përlotet babai i Klement

TIRANË– Nush Pepaj, babai i Klement Pepaj, një prej tre djemve të zhdukur në Malësinë e Madhe është përlotur sot para mediave. Teksa tregonte se dyshon se të birin ia kanë ekzekutuar, Nush Pepaj u shpreh se nuk ka parë asgjë të paligjshme tek Klementi. 

I prekur thellë nga masakra e rëndë, Nush Pepaj shprehet se tre të rionjtë, kushërinj me njëri-tjetrin kanë pasur konflikte, por jo për drogë. Ai shton se Klementi shpesh herë zihej me Vilsonin, pasi ky i fundit, i ngacmonte vajzat që shkonin të pinin kafe tek lokali i tij. 

“Unë nuk i kam parë ndonjë bollëk leku, jo se i kam kontrolluar ndonjëherë xhepat, që të konstatoja se mund të ishte marrë me ndonjë gjë të paligjshme. Nëse gjërat i ka bërë jashtë fshatit edhe mundet, se me djemtë që ka pasur këtu ka pas marrëdhënie shumë të mira. Nuk kam futur njëherë në shtëpi, njerëz që nuk i njihja. Policia duhet të ndërhyjë më me forcë në këtë zonë, edhe pse e shoh që bëjnë kërkime. Ka qenë në Francë, ka qenë në Zvicër, nga aty më pas më duket se e kanë ekstraduar, por nuk më ka thënë nëse e kanë ngatërruar me gjë. Djalin do ta kërkoj sa të gjendet, shteti të ndërhyjë sa më shumë, të gjejë të gjitha lidhjet e tij, unë dyshoj se ai është i vramë. Më hyri frika për vrasje, pasi ka pasur konflikte më parë me kushërinjtë e tij. I ka bërtit me mos me bë zhurmë kushëririt të tij. Ai i ngacmonte gocat në lokal në fakt,”- tha Nush Pepaj. 

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej tre ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet danjel pepaj klement pepaj nush pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder danjel pepaj klement pepaj nush pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll