Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 36 vjeçari në Vlorë, në pranga dhe dy të tjerë

6 Tetor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 36 vjeçari në

VLORË- 36-vjeçari, nga Vlora i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar shtetasin E. Ç.me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Po ashtu blutë bëjnë me dije se në pranga kanë vënë edhe 2 shtetas të tjerë që drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë

Vlorë

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.

Në pranga edhe 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë ndaluar shtetasin E. Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. M., 52 vjeç dhe O. V.,32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 36-vjeçari në vlore policia e shtetit arrestohet 36-vjeçari në vlore policia e shtetit

Sondazh

Poll