Aktualitet

IKMT aksion tek Unaza e Re/ Nis shembja e 2 objekteve të mëdha, banorët: Rruga po bëhet për interes të oligarkëve

6 Tetor 2020, 06:28 Nga DOSJA
IKMT aksion tek Unaza e Re/ Nis shembja e 2 objekteve të mëdha,

TIRANË- Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit po zhvillon një aksion për prishjen e 2 objekteve të mëdha që pengojnë projektin e Unazës së Re. Mësohet se aksioni i IKMT ka nisur prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, për lotin e dytë të këtij projekti. Në këtë zonë janë të pranishme edhe forca policie, por deri më tani situata është e qetë.

Ndërkohë, banorët kanë kundështuar këto shembje. Për mediet ata janë shprehur se projekti i Unazës së Re është i paligjshëm.

“Ky është një projekt i paligjshëm, është një projekt për oligarkët. Siç e shikoni banesat janë prishur pjesërisht. Pra, kemi një situatë e cila reflektohet në të gjitha institucionet. Në këtë këndvështrim hetimi është i njëanshëm edhe nga institucionet”, u shpreh ai.

Për muaj me radhë banorët e Astirit kundërshtuan projektin “Unaza e Re”, që sipas tyre është korruptiv dhe u shemb pa të drejtë banesat. Nuk munguan përplasjet e njëpashnjëshme mes qytetarëve dhe policisë, ku pati edhe arrestime. Shkak për arrestimet u bënë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin ndalohet nga policia. Si përfundim në këtë zonë janë shembur deri më tani dhjetëra banesa dhe biznese.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt unaza e re ikmt unaza e re

Sondazh

Poll