Politike

Në krizë pas pandemisë, Basha shkon në Nikël, takim me bizneset e mobilerisë: Vendi nuk është i varfër, por i vjedhur,

6 Tetor 2020, 08:13 Nga DOSJA
Në krizë pas pandemisë, Basha shkon në Nikël, takim me

FUSHË KRUJË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar ditën e sotme takimet me bizneset. Sot, kryedemokrati është ndalur në Fushë-Krujë, në Nikël me bizneset e mobilerisë. Basha diskutoi me sipërmarrësit Planin me 5 pika të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe ndihmën konkrete që ky plan i ofron biznesit drejtpërdrejt dhe konsumit në tërësi, pasi prodhuesit e mobilerisë i janë shtuar listës së eksportuesve shqiptarë prej disa vitesh dhe furnizojnë klientë në rajon dhe veçanërisht në vendet e BE-së.

Ndër instrumentat e ndihmës që Basha përmendi në këtë komunikim me biznesin, ishin:
Çeku prej 1000 euro për biznesin e vogël për 6 muajt e ardhshëm për të zbutur barrën e pagesave më urgjente; Vendosja e një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin dhe subvencionimi i çdo norme interesi mbi këtë nivel për kredimarrjet për investime dhe shpenzime operative; Zgjatja e afatit dhe zgjerimi i kritereve të përfitimit nga garancia sovrane në favor të një numri më të madh biznesesh prodhuese; Mbështetja e biznesit me një pagesë mujore prej 200 mijë lekësh për 6 muajt e ardhshëm për çdo punëtor që rimarrin në punë; Pagesa mujore prej 160 mijë lekësh për çdo shqiptar që ka humbur punën dhe shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për 6 muajt e ardhshëm;
Subvencionim i 50% të qirasë ose heqje e taksës së pronës për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj;

Gjatë bisedës që bëri me pronarin e një mobilerie në Fushë Krujë, kryedemokrati Basha tha se duhet të rishikohet garancia sovrane në mënyrë që të përfitojnë ata që kanë nevojë. Po ashtu Basha i ka premtuar sipërmarrësin se pas 25 prillit do të ketë një qeveri që do ta mbështesë biznesin e tij për të përballuar krizën ekonomike. 

“Ky është plani ynë për mbijetesën e biznesit deri me 25 prill, sepse vendi nuk është më i varfër, por vendi është i vjedhur. Programi i Opozitës nis me sipërmarrjen e vogël dhe të mesme. Ne kemi vënë në themel të programit taksën e sheshtë 9%. Biznesi prodhues dhe eksportues do të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga qeveria e Partisë Demokratike, siç mbështetet prodhimi dhe eksporti në çdo vend të rajonit dhe Europës.
Shpirti i sipërmarrjes shqiptare e ka shpëtuar Shqipërinë në momentet e saj më të vështira. Jam i sigurt se me qeverinë e Partisë Demokratike në krahun tuaj, do të jeni shumë më mirë ju, punonjësit tuaj dhe e gjithë ekonomia,”- tha Basha prodhuesit e kësaj zone.

Më tej, ai foli për taksat. 

“Ne kemi propozuar taksën 9% për sipërmarrjen e madhe dhe me këto masa sipërmarrja do të fillojë të marrë frymë lirisht. Qeveria t’ju krijojë kushte miqësore. Qeverinë do ta keni në krah. Masat që do të merren do tua lehtësojnë aktivitetin. Shqetësimi është këto 6 muaj. Çfarë do të bëhet deri në 25 prill, sepse në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin. Disa të dhëna që janë publikuar para dy javësh tregojnë që ndërmarrjet dalin me humbje. Kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Oligarkët shkatërrojnë ekonominë dhe vendet e punës. Qëllimi ynë është punësimi. Prandaj nga garancia sovrane duhet të përfitojnë ata që kanë nevojë. Të rishikohet garancia sovrane. Pas 25 prillit do të ndihmojë prodhimet shqiptare. Sipërmarrjen prodhuese e kemi prioritet të prioriteteve. Po diskutojmë mekanizmat më të mirë për të siguruar këtë mbështetje. Shumë shpejt do të kesh një qeveri që do ta kesh në krah”, tha Basha.

(A.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll