Politike

Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Meta: Mur kriminal ndaj integrimit, tre milionë shqiptarë do e shembin në 25 prill

6 Tetor 2020, 07:21 Nga DOSJA
Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor/ Meta: Mur kriminal ndaj integrimit, tre

TIRANË- Presidenti Ilir Meta e ka quajtur miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, një vetëdemaskim të “Rilindjes”, ku u shkatërrua marrëveshja e 5 Qershorit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se tashmë është vendosur një mur nga mazhoranca për të penguar rrugën e integrimit europian. Kreu i shtetit thekson më tej se populli shqiptar do të largojë me votë qeverinë Rama në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.

“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave. Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian. Ky mur do shembet nga tre milion shqiptarë në 25 Prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme. Shqipëria e Para! Shqipëria si gjithë Europa!”, shprehet Presidenti Meta.

Ky reagim i presidentit Ilir Meta vjen një ditë pasi  Kuvendi miratoi me 97 vota pro ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ky miratim ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa, eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor ilir meta ndryshimet ne kodin zgjedhor

Sondazh

Poll