Politike

Oliver Varhelyi vjen në Tiranë një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, takime me krerët e politikës dhe

6 Tetor 2020, 07:04 Nga DOSJA
Oliver Varhelyi vjen në Tiranë një ditë pas miratimit

TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vijë nesër në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare dhe të një turi rajonal. Lajmin për vizitën e Varhelyi e ka bërë me dije ambasadori Luigi Soreca.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se në orën 19:10, Komisioneri do të jetë në Tiranë, ku do t’i drejtohet godinës së Parlamentit.

Varhelyi do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Gjithashtu Varhelyi, do të mblidhet në një takim me të gjithë drejtuesit e Vettingut.

Oliver Varhelyi  do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore WB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin  e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan Soreca.

Kjo vizitë vjen edhe një ditë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor me 97 vota pro. Ky miratim ka shkaktuar reagime të ashpra nga faktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. SHBA me gjuhë të fortë akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar rregullat e lojës. Ndërsa eurodeputeti Michael Gahler ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të kthejë në Kuvend ligjin. Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha është i bindur në fitoren e opozitës pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane ndryshimet ne kodin zgjedhor olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll