Aktualitet

Pamje apokaliptike/ Lumi i Sylbicës del nga shtrati, merr përpara shtëpinë prej druri, bllokohet rruga nga rrëshqitja e dhe

6 Tetor 2020, 05:43 Nga DOSJA
Pamje apokaliptike/ Lumi i Sylbicës del nga shtrati, merr përpara

TROPOJË- Reshjet intesive të shiut kanë bërë që lumi i Sylbicës në bashkinë e Tropojës të dalë nga shtrati dhe të dëmtojë rrugën për në bjeshkët e kësaj zone. Ujërat e furishëm dhe rëshqita e dherave e kanë bërë të pakalueshme rrugën dhe 80 banorë të zonës kanë mbetur të izoluar.

Siç shihet qartë edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Faxnews, rrjedha e ujit po merr me vete gjithçka. Madje ka shkatërruar edhe një shtëpi prej druri, si dhe ka dëmtuar ambientet e një lokali në këtë zonë.  Muret mbajtëse në shtratin e lumit si dhe vendosja e rrjetave mbrojtëse duhet të ndërtohen menjëherë.

Sakaq, edhe aksi Bajram Curr -Valbonë vijon të jetë i bllokuar, për shkak se dherat kanë bllokuar rrugën. Bashkia Tropojë ka ndërhyrë disa herë për hapjen e këtij segmenti, por ai bllokohet sërish.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izolohen 80 banorë në valbonë lumi i sylbicës del nga shtrati izolohen 80 banorë në valbonë lumi i sylbicës del nga shtrati

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 17:57

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si...