Aktualitet

Rektori i Rrëshenit bie në koma! I infektua nga COVID-19, Leonardo Falco në gjendje të rëndë shëndetësore

5 Tetor 2020, 20:29 Nga DOSJA
Rektori i Rrëshenit bie në koma! I infektua nga COVID-19, Leonardo

RRËSHEN- Dioqeza e Rrëshenit, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka ndarë me ndjekësit lajmin për gjendjen e vështirë shëndetësore të rektorit të seminarit meshtar të Shkodrës Leonardo Falco. Mësohet se Falco aktualisht ndodhet në Itali në gjendje të rëndë shëndetësore, ku edhe ka rënë  në koma farmakologjike.

“Te dashur miq, gjendja shendesore e don Leonardo Falco-s, rektorit te seminarit te Shkodres, meshtar misionar per shume vite ne vendin tone, eshte shume e rende per shkak te covid-19,“-shkruhet në njoftim.

Ndër të tjera shtohet se aktualisht rektori nuk po u përgjigjet mjekimeve dhe është intubuar nga mjekët, ndërkohë që bëjnë thirrje që besimtarët të luten për të.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kornavirusi ne shqiperi leonardo falco kornavirusi ne shqiperi leonardo falco

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 17:57

Kur ka kaluar më shumë se 10 muaj nga shpallja e pandemisë së koronavirusit në botë, vendi ynë është i vetmi që vijon të ndjekë të njëjtin protokoll trajtimi si...