Politike

Kujtim Gjuzi: Rama ik se nuk u bë nami, ke 22 vite në pushtet, lëshoje fronin se ndryshe do shkosh në burg në Shkodër, më

5 Tetor 2020, 10:49 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi: Rama ik se nuk u bë nami, ke 22 vite në pushtet,

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen nga posti i tij dhe të largohet. Në fjalën e tij gjatë seancës plenare, Gjuzi tha se Rama duhet të ikë që të mos përfundojë pas hekurave dhe ta bëjë si Jezu Krishti. 

Zoti kryeministër pse i mashtrove shqiptarët për 7 vite? The që do të heqësh komisionerët e partive, por s’e bëre. Siç ta kam thënë në një mesazh në vitin 2017, se ose do të japësh gjysmën e qeverisë tënde, ose ndryshe nuk ikën kënga e mrekullueshme e Tropojës. Po ik ore se nuk u bë nami, ke 22 vite këtu, ik aman. Të mjafton, ke gjithë këto profesorë këtu, ik ore. Bëhu njëherë si Jezu Krishti meqë thua jam Kristian dhe Ortodoks dhe sakrifikohu. Mos u tremb ore se s’të fut njeri në burg po nuk dhë dorëheqje. Por po nuk e dhe, do shkosh në Shkodër. Më vjen keq se të kam dhe dhëndërr në Krujë, atje nuk jam unë. Ku do shkosh nesër kur të ketë Gjykatë Kushtetuese,”- tha Gjuzi ndër të tjera.

Sot Kuvendi pritet të miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshton, PS miratoi në parim dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare qe vendosi braktisjen e mbledhjes. PD nga ana e saj kërkon mosprekjen e koalicioneve dhe listat 100% të hapura, e po ashtu edhe ekspertizën e OSBE/ODIHR. Por socialistët janë të vendosur për të çuar deri në fund nismën e tyre. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare. Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seanca plenare 5 tetor 2020 kujtim gjuzi seanca plenare 5 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 5 Tetor 2020, 10:18

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka akuzuar ish-ministrin Damian Gjiknuri se e ka kërcënuar pas fjalës së tij në Kuvend. Pas përplas...

Politike 5 Tetor 2020, 09:54

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi me anë të në statusi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shkruan se sistemi shqipta...

Politike 5 Tetor 2020, 09:39

TIRANE- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka folur sot në Kuvend për miratimet e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Gjiknuri ...