Aktualitet

EMRAT/ Sherri masiv në Elbasan, kush janë dy vëllezërit problematikë që përfunduan në spital

5 Tetor 2020, 07:10 Nga DOSJA
EMRAT/ Sherri masiv në Elbasan, kush janë dy vëllezërit

ELBASANDosja.al ka zbardhur emrat e dy prej tre personave që u përfshinë në një sherr mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Mësohet se Erand dhe Egis Bekteshi, vëllezër, mbetën të plagosur pas përplasjes së mbrëmshme në një lokal në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit.

Të dy vëllezërit, njihen persona me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike. Ata ishin brenda lokalit, ku pas një debate verbal janë përleshur me disa të tjerë të rinj, dhe për pasojë, të dy vëllezërit, bashkë me një tjetër person, mbetën të plagosur.

Dëme pati edhe makina e pronarit të lokalit, ku ndodhi sherri, pasi të rinjtë i thyen xhamat. Shkaku i sherrit paraprakisht u raportua se ishin mosmarrëveshjet për pazaret e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e të rinjve të tjerë të përfshirë në sherr, të cilët janë larguar menjëherë pas konfliktit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan sherr ne elbasan elbasan sherr ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...