Aktualitet

Aksident në Maminas/ “Ford-i” përfundon përmbys, plagoset një grua, shfaqet e shtrirë në rrugë

5 Tetor 2020, 07:20 Nga DOSJA
Aksident në Maminas/ “Ford-i” përfundon përmbys,

TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në autostradën Tiranës-Durrës, në afërsi të fshatit Maminas. Mësohet se në këtë aksident janë përplasur dy makina, një “Ford” dhe një “Fiat”.

Siç shihet edhe në foto, pas përplasjes makina tip “Ford” me targa AA779DM ka përfunduar përmbys në rrugë, ndërkohë është plagosur pasagjerja me iniciale F.M. Kjo e fundit shfaqet e shtrirë në rrugë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 05.10.2020, rreth orës 08:55, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.M., duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një tjetër mjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin B.L., e për pasojë është lënduar pasagjerja në mjetin tip “Ford”, shtetasja F.M., e cila është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne maminas aksident ne maminas

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2020, 07:14

SHKODËR– Tre djem nga fshati Vrith i Malësisë së Madhe në Shkodër, janë zhdukur pa gjurmë që nga data 3 tetor. Vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denon...

Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...