Aktualitet

Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares, Gjykata:

5 Tetor 2020, 06:56 Nga DOSJA
Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla

KUKËS– Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina dhe shoferi i kësaj të fundit, Fitim Muji, kanë lënë sot qelinë, 16 ditë pasi u vunë në pranga. Mësohet se Gjykata e Kukësit, ka pushuar hetimet për dy të rinjtë, duke u shprehur se nuk ka prova që ata të jenë të implikuar në armën që iu gjet Morinës.

Pas ekspertizës së pistoletës, u konstatua se nuk kishte asnjë gjurmë së Sylës dhe Mujit në të, duke sjellë kështu lirimin e të dyve dhe lënien në ‘detyrim paraqitjeje. Tashmë Syla, mund të kthehet në Belgjikë, aty është vendosur prej vitesh me familjen dhe bizneset e tij, ndërsa Muji, do të kthehet në Kosovë. 

Ose, biznesmeni do të zgjedhë të qëndrojë në Kukës. Gazetari Elton Qyno zbardhi dëshminë e plotë të këngëtares para trupit gjykues, e cila ka pranuar se prej 3 muajsh është në një lidhje me Sylën dhe se kishte plane për martesë. 

Gjithsesi, pas vendimit, avokatja Aurora Guska tha për Report Tv se gjykata ka lënë masën detyrim paraqitje për biznesmenin dhe shoferin. Ajo shprehet se nuk është një vendim i drejtë dhe se duhet të ishin lënë në gjendje të lirë.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më. 

Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore. Këngëtarja falsifikoi një eko, oër të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit. Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “arrest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fisnik syla fitim muji arrestohet fjolla morina fisnik syla fitim muji

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...