Aktualitet

Humb betejën me COVID-19 mjeku Esat Pashaj, prej 9 ditësh ndodhej në terapi intesive

5 Tetor 2020, 06:47 Nga DOSJA
Humb betejën me COVID-19 mjeku Esat Pashaj, prej 9 ditësh ndodhej

TIRANË- Humb betejën me COVID-19 mjeku Esat Pashaj. Mësohet se 72-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi kishte 9 ditë që ndodhej në terapi intesive në spitalin Infektiv.

Mjeku i njohur mbaroi studimet e larta në mjekësi dhe punoi për shumë vite në Spitalin e Skraparit, ku mbante edhe detyrën e nëndrejtorit të këtij spitali. Po kështu, ai ishte edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.

Pak ditë më parë humbi jetën pas infektimit me COVID-19 edhe mjeku Agron Menzelxhiu. Sakaq pas infektimit me COVID-19 kanë humbur jetën edhe mjekët Anibal Byberi, Arjan Pushi dhe  Hysni Shkaju. Ky i fundit kishte një eksperiencë 40-vjeçare si mjek, por nuk mundi të shpëtonte, pasi vuante dhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar edhe 149 raste të reja. Numri total i viktimave ka shkuar në 396.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jetën mjeku esat pashaj humb jetën mjeku esat pashaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57

SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...