Aktualitet

Cen Murataj: Admirit i pikonte shtëpia në Greqi, ra 16 kg në peshë nga akuzat e grekëve

16 Prill 2019, 10:37 Nga DOSJA
Cen Murataj: Admirit i pikonte shtëpia në Greqi, ra 16 kg në

TIRANË- Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj tregon se i vëllai i tij, Admir Murataj, i akuzuar si kryesori i bandës së grabitësve së Rinasit, thotë se ai ishte një njeri familjar.

Ra 16 kilogramë në Greqi. E akuzonin për grabitje. Në Greqi veç akuza ka patur. Më tha që vëllaçko Greqia s’është më për mua. Kur shkoi në Greqi i pikonte shtëpia. Ka qenë njeri korrekt dhe familjar. Po të jetë për identitete kam unë 20 identitete. Njëherë Skënderbe, njëherë Hasan. Pasuritë që unë kam s’kanë lidhje me grabitësit.  Kur e dhanë në Opinion thoja nuk është e vërtetë. Të nesërmen në orën 6 të mëngjesit vajta në Polici. Morën gruan 4-5 orë e shoqëruan në Polici. Iu thashë nëse doni identifikim s’ka nevojë për prova e ADN sepse vëllain tim unë e njoh. Pas 2015 veç nëpër televizione ia kemi dëgjuar emrin.

Cen Murataj, është vëllai i Admir Muratajt, i  akuzuar si truri i grabitjeve të bankave.

Admir Murataj, u vra pak ditë më parë pas grabitjes së 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj cen murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt admir murataj cen murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll