Aktualitet

Vrasja e Admir Muratajt/ Gjykata i kërkon prova shtesë Prokurorisë: Ke 2 javë afat

16 Prill 2019, 09:26 Nga DOSJA
Vrasja e Admir Muratajt/ Gjykata i kërkon prova shtesë

Tiranë – Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë 2 javë kohë Prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj këtij të fundit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

Gjykata i kërkoi Prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Kjo kërkesë e gjykatës vjen pasi ende nuk dihet se kush e ka vrarë Muratajn.

Seanca e radhës për Muratajn do të zhvillohet me 2 maj në orën 09:00 dhe pritet që edhe prentca e Prokurorisë të jetë gati.

Admir Murataj ngeli i vrarë në grabitjen e Rinasit ku u vodhën 10 milionë euro. Kujtojmë se familjarët e Muratajt kanë ngritur pretendime se vëllai i tyre nuk është vrarë nga Policia, por është qëlluar nga grabitësit e tjerë, që kanë qenë pjesë e ngjarjes së të martës së kaluar.

Ndërsa banorët e fshatit Tapizë, aty ku u gjet i vrarë Murataj thanë se pati një shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve. Sipas banorëve, ishte Murataj që ndaloi tek ura për të shpëtuar shokët, e t’u krijonte mundësinë atyre të largoheshin bashkë me paratë, dhe ta merrnin atë në një çast të dytë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj vrasja grabitja ne rinas admir murataj vrasja grabitja ne rinas

Sondazh

Poll