Aktualitet

Grabitja në Rinas, Murataj: Që prej 2017-ës ishim nën survejim, vëllai i dytë u mbajt peng nga shteti për Admirin

16 Prill 2019, 10:29 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, Murataj: Që prej 2017-ës ishim nën

TIRANË-Një javë pas grabitjes spektakolare në Rinas, ku humbi jetën Admir Murataj, flet i vëllai, Cen Murataj.

Në një prononcim për mediat, nga shtëpia e tij, Murataj tha se që prej vitit 2017 policia i ka mbajtur nën vëzhgim.

Murataj akuzoi prokurorinë se po mban peng vëllain tjetër të tyre, Aleksandër Murataj., i cili ndodhet në burgun 313 në Tiranë,

Kam qenë në dijeni në dosjes. S’kam parë kurrë një akuzë. Në 14 shkurt 2017 më erdhën për kërkim në shtëpi. Se imagjinoj dot as vetë, si mund të krahasohet e atëhershmja me të tashmen. E shohim një vëlla. Gjithë njerëzit flasin për të. E hodhën e bënë, kam qenë transparent me policinë. Nëse mendoni se puna ime ka lidhje me grabitjen. Kam shkuar në polici dhe kam dhënë sqarime. Një muaj më pas u arrestua edhe vëllai tjetër. Kjo vilë është shkaku është i arrestimit. Kërkova sqarim nga prokurorët dhe hetimi ka ngelur peng. E mbajtën Adin peng. Ai është peng për Adin, u mbajt peng 2 vite për Adin. Ishalla bëhet drejtësi. Kam kundërshtuar në formën më familjare se ai s’duhet të pranonte gjykim të shkurtuar.

Pjesë nga intervista me gazetaret:

Qarkullojnë shumë lajme, a kishit dijeni mbi aktivitetin e tij? Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri

Një informacion që kisha unë, kur morëm rrugën e emigracionit të gjithë, i thosha si ka mundësi që je kap punëtor se unë nuk e bëja dot punën e tij, iku nga mësues, mori nusen dhe iku në Greqi, e kam gjet në Greqi një shtëpi të zbuluar dhe pikte natën çatia, i thosha vëlla ik nëpër Europë. Admir Murati të jeni të bindur të Zoti ka filluar punën e tij në Greqi, murator, punë që unë nuk e bëj. Ngaqë ishte shumë profesionist mori një supermarket për mirëmbajtje, pastaj ndërrime, se si erdhi çekuilibrimi unë kam qenë në Belgjikë, dhe nuk di detaje, por ai ka qenë zemër, shpirti, guximin.

Ai ka qenë i hetuar për grabitje banke në Greqi, kur e mësuat këtë?

Çekuilibrimin e tij familja e kam mësuar në 2014, ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë, vëllacko Greqia për mua ka marrë fund, është bastarduar, turpëruar te autoritetet greke, 15 ditë hetim ka ra 16 kg në peshë, familjarët nuk e kanë njohur si njeri. Hetimet në Greqi kanë qenë gjithmonë i akuzuar, aty ka filluar historia, ka ardh në Shqipëri ka pas jetë familjare tepër normale, korrekt, pa asnjë problemi

Çfarë identitetesh përdorte Admir Murajat, pasi kanë dalë plotë emra?

Unë mund ti kem kaluar mbi 20 identitete, për të marrë asistencë në Evropë, sot ilir, Hasan ,Skendërbeu, pastaj Gjergj Kastrioti, kanë qenë motive përfitimi.

Keni marrë ndonjë informacion se çfarë ka ndodhur

Jo deri në këto momente ajo që më ka shqetësuar, ka qenë TV Klan me Opinon, me informacione nga Greqia që Admir Murataj ka ngel i vrare, por kur jepte moshën 25-30 vjeçare thosha që nuk është i vërtetë. Në 6 të mëngjesit shkuam në polici, kanë shoqëruar nusen e tij 4-5 orë. Nëse doni identifikim, nuk ka nevojë ADN dhe prova, se unë vëllain tim e njoh.

Dy vjet më parë e keni takuar Adin, në këto dy vjet që ka qenë në kërkim, keni pasur bisedë telefonike a mesazhe, ku rrinte ai, kush kujdesej?

Adi ka qenë hije për ne. Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, Nga 2015 e pas ishte thjesht emër kur e dëgjonim në televizion apo lajme dhe ditët që iknim në gjykatë, ndërkohë që për të tjerat asnjë lëvizje, asnjë telefonat, kontakte, asgjë.

Po dy vjet ku ka qëndruar?

Këtë ta kthjellojë më mirë policia.

Kanë kaluar disa ditë, por më shumë se dy vjet hije, person që prej 2014 kishte deformim drejt parasë, ju sot si vëllai pse u kthye në grabitje, për çfarë i duheshin paratë më shumë?

Kjo është ajo që më mundon më shumë. Kam biseduar edhe me policinë, fliten shuma 2 milionë, 5 mln 7 mln, edhe e kam menduar, kurrë në jetën time nuk kam përfituar 50 cent të vjetra nga ana familjare, cdo familje është në jetën dhe aktivitetin e vet, ne e kemi zakon, që barra e vëllait më bie mua dhe jam ballëlartë.

Por, por flasim për shtëpi disa milionë euro

Po, por këtu del pa ngopja sikur Admir Murataj është i pangopur, kjo nuk është, këtë duhet ta shihni ju

Keni ide për personat e tjerë?

Nuk kemi pas kohë, as ish shoku, ish grabitësi, apo ish miku, unë jam nga 2017, 14 prill e deri më sot, i kam thënë në polici, do ti them, me policinë do i qajmë hallet, por deri më sot kemi pas hall tjetër, të përcjellim vëllanë

Po për sekuestron?

Nuk e kam kthyer kokën pas, me objektin te puna ime janë marrë 9 automjetet me taksa të paguara me certifikata të rregullta, unë i kam dërguar në polici, kurse nga ana tjetër nuk e kthej kohën pas, nëse e duan për bujë, se po bëjmë një punë, le të sekuestrojnë të gjitha, edhe pantallonat jam gatu tua jap.

Do bashkëpunoni?

Kurre, qajmë hallet, por jo bashkëpunëtor. Bashkëpunëtor i prokurorisë s’bëhem kurrë.

Murataj ka marrë para vetëm, i ka ndarë me të tjerët?

Dijenia ime është nga policia, prokuroria bashkëpunëtorët e drejtësisë. I kanë dorëzuar një pjesë, me tenxhere, kusia e tepsia, nuk e di por që e kanë pranuar si vepër. Të gjitha me ca kam lexuar, them që të gjitha detajet, bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë përmend Adi, ose malësori, ose nuk e di sesi, kanë përmend emra të tjerë, por ngaqë e kemi njohur, i bëmë këto punë me Adin, pjesa tjetër është puna e tyre se si i kanë ndarë.

Çfarë ka lënë ai për gruan dhe fëmijët, që ka grabitur mbi 20 mln euro dhe nuk janë gjetur as 2-3 mln

Koha do ta tregojë, kjo shtëpi që rrimë bashkë është shtëpia qe ka lene.

Keni dyshime te shokët apo dikush tjetër?

Ato punë bëhen me shokë, do dalë, unë besoj te guximi i tij….

Ca pasioni kishte Robin Hudi?

Pasionet e Robin Hudit janë të ulet këtu në tavolinë, të pi dy tre shishe verë, të dalë të eci malit, pasioni im është i motorëve dhe makinave, nëse më marrin 10 të tjera, m’i sekuestrojnë, unë do i zëvendësoj me të tjera, por i Adit, shoqëria, ecja, noti, është fizik as ushtarak i përgatitur, as qitës i përgatitur, mund t’i thuash zemërluan, e kishte zemrën aq sa i peshonte trupi.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet cen murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt cen murataj grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll