Aktualitet

U arrestua për terrorizëm, ish-komandoja kërcënon prokurorin dhe gjykatësin: Do më jepni llogari

16 Prill 2019, 10:13 Nga DOSJA
U arrestua për terrorizëm, ish-komandoja kërcënon prokurorin

Tiranë- Ish-komandoja Erzen Uka i cili u arrestua një ditë më parë, ka kërcënuar ditën e sotme trupin gjykues gjatë seancës. Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues dhe ka kërcënuar prokurorin Eguen Becin dhe gjyqtarin, Bib Ndreca. Ky i fundit kërkoi “arrest me burg” për të.

Para trupit gjykues 29-vjeçari është shprehur se gjykatësi dhe prokurori do i japin llogari pasi ai të dalë nga burgu.

“Sa të dal do jepni llogari. Nuk do kalojë kollaj.”, është shprehur ai.

Erzen Uka është arrestuar pas një hetimi dy vjeçar nga specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit(Lexo këtu)   

Ai publikonte në Facebook-un dhe në kanalin e tij në Youtube video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë vepra me qëllime terroriste. Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak. I riu i lindur në Gjorm të Krujës dhe banues në Tiranë ka qenë i proceduar më parë për dhunë në familje dhe pengim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi për terrorizëm erzen uka uka kërcënon prokurorin arrestimi për terrorizëm erzen uka uka kërcënon prokurorin

Sondazh

Poll