Aktualitet

U plagos në protestën e 13 prill, flet fotoreporteri: Goditja erdhi nga ana e policisë, kishte civilë mes turmës

16 Prill 2019, 09:56 Nga DOSJA
U plagos në protestën e 13 prill, flet fotoreporteri: Goditja erdhi

Tiranë- Fotoreporteri Arben Dajçi i cili u plagos në protestën e 13 prillit ka deklaruar së fundmi se goditja ndaj tij nuk i erdhi nga turma por nga ana e policisë.

Ai theksoi në “Fax News’ se në turmë kishte të infiltruar të policisë që futeshim në protestë dhe bënin rrëmuja.

Goditja ishte nga ana e policisë. Ishte aq e shpejtë goditja sa nuk u arrit as të filmohejPolicia bëri një vetëmbrojtje dhe nuk e di ku e gjetën ata hekurin. Nuk munda ta fotografoja edhe unë direkt personin. Nuk mund të them se u dhunova nga turma. Aty mund të kishte civilë që janë futur nga policia dhe bënin veprime të kundërta me turmën. Futeshin kastile mes turmave. Në protestën tjetër unë do i fotografoj të gjithë. Ambulanca nuk më dha ndihmën, më tha hajde në spital. Shkova në ambulancë të nesërmen. Kam pasur shumë probleme nga gazi lotsjellës.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben dajci protesta e 13 prillit arben dajci protesta e 13 prillit

Sondazh

Poll