Aktualitet

Miq të Shullazit dhe Çapjave, kush janë të arrestuarit e grupit të kokainës

16 Prill 2019, 09:30 Nga DOSJA
Miq të Shullazit dhe Çapjave, kush janë të arrestuarit e

SHQIPËRI– Disa ditë më parë Policia arrestoi anëtarët e grupit të kokainës në Elbasan dhe në Tiranë. Dosja.al ka siguruar foto të gjashtë personave të arrestuar. (Shiko këtu)

Personat e arrestuar janë identifikuar si: Klaudjo Faik Trungu, Agron Ali Qafa, Skender Ilir Pellumbi, Lavdosh Iljaz Demaj, Lorencio Ardian Gjini dhe Klajdi Ndue Gjeci.

Ndërkohë Armand Shpetim Llapo dhe dy femrat me inicialet O. O. O dhe A. A. F,. po hetohen në gjendje të lirë.

Po kush janë të arrestuarit?

Klaudio Trungu është menaxheri i lokalit të njërit prej anënatrëve të fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muçës. Bëhet fjalë për një lokal lukzos në qendër të Elbasanit. Trungu përveçse merrej me shitjen e kokainës në lokalin “My Brother” në Elbasan, që është në pronësi të Bledar Muçës, gjithashtu ishte pjesë aktive e grupit kriminal që vepronin në këtë qytet.

Bledar Muça është arrestuar disa herë në Elbasan, i akuzuar për ngjarje të rënda kriminale, por vijon ende të jetë i lirë.

Klajdi Gjeçi gjithashtu është një emër i njohur, pasi ka qënë i dënuar më parë dhe njihet për miqësinë që ka me Emiljano Shullazin.

Lavdosh Demaj ka në pronësi një lokal në lagjen Shënkoll, ku edhe është bërë shkëmbimi i kokainës. Gjithashtu Lavdosh Demaj ka qenë i dënuar edhe më parë për trafik droge. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ky grup, i drejtuar nga Qafa, ishe nën vëzhgim prej katër muajsh dhe se gjatë kësaj periudhë policia ka mjaftueshëm prova, foto dhe përgjime që i implikojnë.

Gjatë operacionit ‘Shën Kolli’, për të cilin Policia e Shtetit publikoi edhe një video nga arrestimi, u sekuestruan 1.5 kg kokainë. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në të Tiranë dhe Elbasan.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grupi i kokaines klajdi gjeci klaudio trungu lavdosh demaj lorencio gjini miku i shullazit operacion shen kolli skender pellumbi grupi i kokaines klajdi gjeci klaudio trungu lavdosh demaj lorencio gjini miku i shullazit operacion shen kolli skender pellumbi

Sondazh

Poll