Sport

Shqipëria “puth” Jerevanin mes luftës, UEFA lejon miqësoren me tifozë, Federata armene mbyll dyert e stadiumit

3 Tetor 2020, 17:54 Nga DOSJA
Shqipëria “puth” Jerevanin mes luftës, UEFA lejon

ARMENI-Pas Superkupës së Europës zhvilluar në Budapest më datë 24 shtator mes Bayern Munich dhe Sevillas, ku numri i tifozëve të lejuar ishte 30% i kapacitetit të stadiumit, UEFA po mendon që në çdo ndeshje të jetë me të njëjtin kapacitet. Por për Armeninë jo! Problemi nuk qëndron tek pandemia, por te trazirat e luftës.

Pikërisht më datë 7 tetor Kombëtarja do të luajë një miqësore në Armeni, ndërkohë që Federata Amerne ka zyrtarizuar faktin se ndonëse mund të luhej me tifozë, për shkak të situatës që po kalon vendi, miqësorja me Shqipërinë do të luhet me dyer të mbyllura.

Kuqezinjtë do ta përdorin këtë miqësore për të tentuar të shkëputen nga rezultatet negative përpara dy ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kombeve kundër Kazakistanit më 11 tetor dhe Lituanisë më 14 tetor. Të dyja këto ndeshje do të luhen në transfertë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armeni fshf hrazdan shqiperia armeni fshf hrazdan shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 3 Tetor 2020, 09:30

SHQIPËRIA– Tekniku i Kombëtares Edy Reja ka publikuar listën e Shqipërisë për tre ndeshjet e muajit tetor. Në konferencën për shtyp italiani ka shpje...